Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e modeles së njohur Kejvina Kthella, e cila kërkoi t’i kthehet makina e sekuestruar “Audi”, që tani përdoret nga Policia e Shtetit.
Makina iu konfiskua nga GJKKO me kërkesë të SPAK, pasi ishte në pronësi të Redjan Rrajës, të cilit iu sekuestruan edhe apartamente apo prona të tjera.
Rraja dyshohet si atentatori kryesor mbi automjetin e prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj, me një të vrarë dhe dy të plagosur. Ai u arrestua ndërkohë që po tentonte të largohej nga Shqipëria nëpërmjet pikës së kalimit kufitar në Murriqan.
Sipas prokurorëve, në automjetin e braktisi nga autorët në Shkafanë janë gjetur gjurmë të Redian Rrajës. Si bashkëpunëtor i tij në krim është arrestuar Arjon Halilaj, ndërsa ende nuk është identifikuar atentatori i dytë
Top Channel