LIVE/ Dita e 25-të e tubimit, protestuesit marshojnë nëpër rrugët e Tiranës. Qytetarët: Nuk ka diskutim

24/06/2026 21:20

Sot është mbajtur në Tiranë protesta qytetare, e cila vijon prej 25 ditësh.

Pavarësisht shiut, grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej, e më pas kanë marshuar drejt Kryeministrisë.

Aty kanë nisur thirrjet dhe fjalimet ku mes të tjerash kërkohet dorëheqja e qeverisë dhe qeveri teknike jo më pak se 12 muaj.

Protestuesit thanë se përshkallëzimi do shkojë deri në bllokimin e institucioneve.

Ndërkohë një ditë më parë kanë njoftuar se në 4 Korrik, diaspora do të bashkohet në protestë.

Pas përfundimit të fjalimeve të qytetarëve ata po marshojnë nëpër rrugët e kryeqytetit, e kthyer tashmë në rutinë që nga dita e parë e protestës.

“Nuk ka diskutim”, brohoritën ata gjatë marshimit.

Top Channel