Sekretari i Shoqatës së Bankave, Spiro Brumbulli, tha në Top Story se bankat shqiptare kanë shitur kreditë konsumatore dhe jo ato të mëdha pasi kostoja e tyre sipas tij është më e lartë.
Ai thotë se përmbaruesi ka të drejtë të bllokojë çdo të ardhur apo pronë pasi i jepet e drejta.
Brumbulli: Do ishim mirë t’i kishim zgjidhur këto kreditë e mëdha dhe 18 miliardë lekë të humbura nëpër banka të ishin kthyer dhe të mos regjistroheshin vetëm humbje.
Janë pak raste që është munduar të zgjidhen kreditë e mëdha. Nga gjithë portofoli i kredive të këqija u shitën ato konstumatore, për shkak se ishin më të thjeshta dhe kostoja e tyre për t’u rikthyer është shumë e lartë. Bankat donin të pastronin librat dhe portofolin e tyre.
Shoqëritë e mbledhjes së borxhit nuk merren vetë, sepse janë në përgjegjësinë e përmbaruesit. Këtu kemi hallka, nga banka në shoqëritë e mbledhje të borxhit, që ia jep përmbaruesit.
Gjykata nxjerr vendim që i jep përmbaruesit që të bllokojë të ardhurat, çdo gjë. E ka të drejtën ai dhe jo institucionet e tjera.
Top Channel