Plot entuziazëm dhe brohorima është pritur finalja e kampionatit europian nga adhuruesit e futbollit, të mbledhur pranë zonave kryesore të tifozëve në Tiranë dhe Vlorë. Hapësira e blertë dhe ekranet gjigante në FanZone-t kryesore, të mbështetura nga One Albania bënë bashkë sportdashës të të gjitha grupmoshave në një ndeshje fantastike mes “Iberikëve” dhe “Tre luanëve”.
Të konceptuara në formën e ministadiumeve, falë angazhimit të One Albania, FanZone-t sollën për tifozët shqiptarë emocionet dhe sfidat e evenimentit sportiv më të madh në kontinent.
Futbolli ka një forcë magnetike për t’i bërë njerëzit bashkë dhe One Albania ka mbështetur arenat kryesore të tifozëve, duke ofruar një platformë për të gëzuar dhe ndarë emocione së bashku.
Për 30 ditë, sheshet kryesore të qyteteve u shndërruan në stadiume të vërteta falë mbështetjes së One Albania, duke i dhuruar tifozerisë një spektakël madhështor që u përmbyll me super sfidën e së dielës.
Top Channel