Vala e të nxehtit që po shoqëron vendin tonë ka sjellë edhe pasoja në shëndetin e popullatës.
Qyteti i Lushnjës bën pjesë në qarqet ku temperaturat kalojnë 40 gradë celsiusin, çka reflektohet edhe në më shumë probleme me shëndetin.
Në urgjencën e spitalit të Lushnjës vihet re një fluks i lartë i pacientëve, ndërsa mjekët kryejnë deri në 120 vita në ditë.
“Ata që paraqiten me shpesh janë personat me sëmundje kronike të moshës së tretë. Vec këtyre një fluks ka dhe pacientë me viroza ku vine në urgjencë me temperaturë të, dhimbje të forta muskujsh, ku kryesisht janë të moshës nga 20 deri në 30 vjeç .
Të gjitha pavionet janë të mbushura me pacientë të sëmurë ku veç sëmundjeve patologjike, fluks ka dhe reparti i kirurgjisë, kjo për shkak të aktiviteteve të cilat janë të shpeshta në këtë periudhë të verës”-u shpreh mjekja Anila Karavaqiri.
Në këto kushte, mjekët bëjnë për kujdes të shtuar, kryesisht atyre që vuajnë nga sëmundje kronike iu rekomandohet të shmangin lëvizjen në orët e pikut të vapës pasi temperaturat e larta do të na shoqërojnë përgjatë gjithë javës.
Top Channel