FOTO/ 58 vite pritje, tifozët “pushtojnë” Berlinin, mbi 50 mijë anglezë zbarkojnë në kryeqytetin gjerman para finales së Euro 2024

14/07/2024 17:15

Anglia luan finalen e Europianit përballë Spanjës mbrëmjen e sotme, në orën 21:00 në Berlin.

“Tre Luanët” kërkojnë t’i japin fund regjimit të tyre pa trofe prej 58 viteve, teksa nga ana tjetër, “Furia e Kuqe” kërkon të jetë e para kombëtare me më shumë trofe Europianë, për të shkuar në katër.

Në kryeqytetin e Gjermanisë është një ditë feste, për të mbyllur një Europian që shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme, e cila bashkoi shumë njerëz anë e mbanë Europës.

Por edhe në Angli kërkohet që 14 korriku të jetë një ditë feste, me tifozët, por jo vetëm, që duan me çdo kusht trofeun e tyre të parë që prej Botërorit të vitit 1966, i vetmi në historinë e tyre.

Mbi 50 mijë tifozë të “Tre Luanëve” kanë zbarkuar në Berlin, të bashkuar për një qëllim, të mbështesin skuadrën e tyre të zemrës në trofeun kaq shumë të ëndërruar.

Gjithsesi gjërat nuk do të jenë të lehta, pasi përballë do të kenë një Spanjë që ka prodhuar një lojë të bukur, me tifozët e “La Rojas” që gjithashtu kanë ardhur të shumtë në Berlin, me shpresën për të fituar gjithashtu të njëjtin trofe.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA