Vapa nuk ndal turistët, rriten vizitorët europianë në Parkun Arkeologjik të Apolonisë: Duhet vizituar patjetër nëse të pëlqen historia

12/07/2024 12:27

Parku Arkeologjik i Apolonisë mbetet një destinacion i preferuar për turistët vendas dhe të huaj jo vetëm për arkeologjinë dhe antikitetin, por edhe për peisazhin natyror. Edhe pse temperaturat e larta kanë arritur shifra rekord, Apolonia vazhdon të tërheqë një numër të lartë vizitorësh.

Një turist spanjoll tha: “Duke parë në internet, vendosa të vizitoja Shqipërinë me familjen time. Filluam nga Tirana, shkuam në jug në plazh dhe sot jemi në Apoloni. Më pas do të shkojmë në veri. Zbuluam se ky është një nga vendet më interesante dhe duhet vizituar patjetër nëse të pëlqen historia. Ne i duam vendet me histori të lashtë dhe ju keni shumë histori mbresëlënëse.”

Arkeologu i parkut, Arjan Dimo, theksoi se parku është i vizitueshëm në çdo periudhë të vitit, por gjatë kësaj periudhe ka pasur një rritje të numrit të turistëve edhe pse temperaturat janë tepër të larta. Një ndikim pozitiv në këtë rritje ka pasur edhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore, që tashmë lidh by-passin e Fierit me parkun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA