Premtimi i çuditshëm i mbrojtësit të Spanjës, ja çfarë ka ndër mend të bëjë nëse fiton Europianin

12/07/2024 16:32

Marc Cucurella është një nga lojtarët që ka shkëlqyer më së shumti me Spanjën në këtë Europian, teksa tashmë është vetëm një fitore larg titullit kampion Europe.

Gjithsesi, partnerja e futbollistit, Claudia Rodriguez ka treguar premtimin që Cucurella ka bërë nëse do të arrijë të ngrejë trofeun.

Ajo tregon se mbrojtësi do t’i lyejë flokët e tij kaçurrela me ngjyrë të kuqe, gjë që do të merrte vëmendjen e shumë mediave.

“Është personaliteti, identiteti i tij. Me pëlqen. Kur ishte i vogël, i kishte më të drejtë, por kur u rrit filluan t’i përkuleshin dhe mbetën ashtu. Ai ka premtuar se do t’i lyejë flokët me të kuqe, por nuk do ta detyroj”, tha bashkëshortja e mbrojtësit të Chelsea.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA