Plazhistja shpëtohet 80km larg bregut, 36 orë pasi e mori deti me kamerdare (fotot)

11/07/2024 18:35
Roja bregdetare japoneze duke ngritur vajzen te henen ne Shirahama Ohama

Një 21 vjeçare raportohet se ka kaluar thuajse dy net në ujë, nën sundimin e valëve të oqeanit në Japoni, para se të shpëtohej rastësisht nga një transportuese që kalonte pranë saj.

Mediat thonë se e reja kineze kishte dalë për not në një plazh në Japoni por ishte shpëtuar rreth 80km larg bregut, pasi ishte deklaruar e humbur.

21-vjecarja me qytetari kineze kishte me vete një komardare rrethore që e mbante në sipërfaqe, teksa notonte në plazhin Shirahama Ohama pasditen e të hënës, njoftonte roja bregdetare.

Autoritetet kishin nisur operacionet e kërkimit  pas dhënies së alarmit nga një mikeshë e vajzës po atë mbrëmje ne Shizuoka.

“Rreth orës 19.00 më datë 8 morën informacionin nga mikesha e vajzës që raportonte humbjen e saj në det”, tha një zyrtar i rojës bregdetare japoneze.

Pas gjetjes së saj fatlume, vajza që nuk është emëruar publikisht tha se ishte marrë nga deti dhe nuk kontrollonte dot lëvizjen e saj me komardare, pa mundur të kthehej në plazhin nga ishte nisur.

Për fat ajo ishte pikasur në majën e gadishullit Boso nga një anije transportuese një ditë e gjysmë më vonë.

Dy anëtarë të ekuipazhit te një mjeti tjeter më të vogël, ishin kontaktuar me radio dhe u hodhën në det për ta shpëtuar , shkruan rrjeti The Guardian.

“Kishte 80km distancë në vijë të drejtë mes plazhit dhe vendit ku ajo u shpëtua,” tha një prej zyrtarëve, duke shtuar se e reja u dërgua në spital por ishte e ndërgjegjshme dhe dehidratimi nuk ishte në nivele kërcënuese./The Guardian/

FOTO GALERI
2/3
21-vjecarja me qytetari kineze kishte me vete një komardare rrethore që e mbante në sipërfaqe, teksa notonte në plazhin Shirahama Ohama

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA