Dy automjete janë djegur gjatë natës në Durrës, teksa ndodheshin të parkuara në rrugë, tek ish- URT.
Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi, një prej automjeteve të djegura i përket kryeinxhinierit të OSHEE-së Durrës.
“Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 17, në automjetin tip “Benz” të parkuar, në pronësi të shtetasit A. A., ka rënë zjarr. Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur dhe një automjet tjetër, në pronësi të shtetasit E. H., që ishte i parkuar pranë automjetit tip “Benz””, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndër të tjera dyshohet të jetë zjarrvënie e qëllimshme, ndërsa grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Top Channel