Korça në alarm për vetëvrasjet/ Brenda 24 orëve tri gra i dhanë fund jetës, mjekët psikiatër bëjnë thirrje për kujdes

05/07/2024 20:14

Në më pak se 24 orë tre gra i dhanë fund jetës në Korçë. 

Gratë e moshave 50, 65 dhe 67 vjeç u vetëflijuan si pasojë e kushteve të rënduara psikologjike por asnjëra prej tyre nuk rezulton e kartelizuar për probleme të shëndetit mendor.

Predispozitën më të madhe për tu prekur nga depresioni dhe për të shkuar deri në vetëvrasje e kanë gratë dhe personat e moshës së tretë që janë të vetmuar ndërsa të rinjtë më shumë përballen me problemet e ankthit.

Mjekët specialistë pohojnë se në Korçë çdo javë regjistrohen raste të reja të personave që kërkojnë kujdes mjekësor pranë Qendrës Komunitare të Shëndetit Mendor ndërsa apelojnë që mjekët e familjes,  të afërmit por edhe komuniteti të tregohen më vigjilentë për të ndihmuar identifikimin e këtyre rasteve.

“Fakti që këto ngjarje kanë ndodhur shumë njëra pas tjetrës, është i rrezikshëm publikimi mediatik i këtij fenomeni, sepse rrit personat e riskut në tentativë”, tha Nikolina Bode, Shefe e QKSHM.

Për specialistet e fushës identifikimi në kohë i personave të prekur nga sëmundje të shëndetit mendor dhe trajtimi mjekësor janë e vetmja mundësi për ti shpëtuar ata nga ndërmarrja e akteve fatale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA