“Në PS s’ka numër dy”, Balluku në Top Story: Ne jemi shokët e Edi Ramës! Ministrja zbulon shprehjen më të bukur të tij

04/07/2024 22:43

Zv.Kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë intervistës për Top Story live nga tuneli i Llogarasë tha se në Partinë Socialiste nuk ka numra, veç numrit 1, që është kryeministri Edi Rama.

Duma: Ndiheni numri 2 i PS?

Balluku: Nuk ndihem as i ekzekutivit dhe as i PS, politika është një forcë vullnetare që ti kontribuon se ke dëshirë nuk është as detyrim dhe as ofiq, është një privilegj të jesh në grup, nuk ka numër 2, unë Edi Ramën e njoh prej 24 vitesh, jam shumë e sigurt që kontributi i tij është vlerësuar me votë dhe PS ka Edi Ramën 1, s’ka nevojë t’i vëmë numër, kurse ne të tjerët jemi shokët e partisë së Edi Ramës, s’kemi numra, nëse vetërankohen është gabim, kam 20 vite bashkëpunim me Edi Ramën, por njihemi prej 24 vitesh.

Duma: Çfarë ka ndryshuar tek kjo miqësia? Kur ai u bë kryeministër mori një autoritet tjetër?

Balluku: Rama është dhe ka qenë spontan në mënyrën se si ai i përqaset, s’besoj se është impostuar kurrë s’mbaj mend që të jetë i impostuar karshi kolegëve, miqve apo bashkëpunëtorëve, mund të jetë transformuar, lakuar për shkak të orëve të punës, orët e punës bëjnë diferencën mbi ne, ka një shprehje. Ne (PS) jemi ndryshe, eksperienca të lakon, por jo gjithmonë, edhe të çmend. Është thënë shpesh, do të hapim një proces për zgjedhjen e kandidaturave për deputet edhe deputetët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA