Përndoqi dhe përplasi me makinë ish-të dashurën, arrestohet në Durrës 42-vjeçari

03/07/2024 09:51

Disa persona janë arrestuar në 24 orët e fundit në Durrës, nën akuza të ndryshme.

Policia e Durrësit ndaloi shtetasin Gj. P., 42 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ka përndjekur ish të dashurën e tij, si dhe ka goditur me automjetin e tij, automjetin që ajo drejtonte;

Po ashtu arrestoi shtetasin I. P., 50 vjeç, banues në fshatin Romanat, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Policia ka ndaluar edhe shtetasin në kërkim V. S., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.

Komisariati i Policisë Shijak arrestoi në flagrancë shtetasin K. K., 44 vjeç, banues në Maminas, Durrës, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë sportive, një shtetase. Arma sportive u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Top Channel