Mijëra punonjës protestojnë në Gjermani kundër shitjes së dyqaneve e fabrikave Mercedes

02/07/2024 18:29

Rreth 25,000 punonjës të dikur gjigandit gjerman Mercedes-Benz kanë demonstruar kundër planeve të shitjes së kompanisë dhe pikave të shitjes te grupe të huaja, kryesisht kineze, njoftonin sot përfaqesues të sindikatave.

Rreth 10,000 u bashkuan me protestën në pikën kryesore të ndërtimit në Sindelfingen në shtetin e Baden-Ëürttemberg, njoftoi sindikata  IG Metall.

Me sloganin “Ne do të qëndrojmë bashkë – më 2 korrik, dhe çdo ditë,” të tjerë protestues ishin mbledhur në selinë kryesore të Mercedes-Benz në Stuttgart-Untertürkheim, e gjithashtu në qytetet e Rastatt, Dusseldorf, Bremen e Berlin.

Në protesta nuk kishte vetëm punonjës por shumë anëtarë të publikut që kundërshtojnë shitjen e një prej emrave më përfaqësues të vendit nga qeveria aktuale, të cilët shprehnin zemërimin e tyre me daulle, bilbilë dhe flamurë me mbishkrime.

“Punonjësit janë të zemëruar,” tha përfaqësuesi i sindikatave Ergun Lümali. “Ata që po na sulmojnë secilin nga ne, po na sulmojnë të gjithëve.”

Aktualisht prodhimi në fabrikat Mercedes është pezulluar dhe shumë takime janë mbajtur me punëtorët në pranverë.

Më shumë se 8,000 vetë punësohen në rreth 80 fabrikat Mercedes-Benz në të gjithë Gjermaninë.

Kompania thotë se kërkon të tërheqë blerës të kritereve të ndryshme si ekspertiza e shitjes, forca ekonomike, sipërmarrja.

Një tjetër protestë e punonjësve të Mercedes-Benz pritet para qendrës së kompanisë në Berlin. /Christoph Soeder/dpa/

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA