foto ilustruese

Një magazinë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në Kamëz.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:40, në rrugën “Skënderbej”, ku zjarri përfshiu një ish-magazinë shtetërore, brenda së cilës kishte dyqane me rroba, fastfood, dhe me materiale plastike.

Forcat zjarrfikëse, që mbërritën në vendngjarje, fikën zjarrin. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar të lënduar, por zjarri la dëme të mëdha materiale. Grupi hetimor, së bashku me ekspertët zjarrfikës, po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel