Shumica e të dyshuarve kishin lidhje me grupime anti-qeveritare si Reichsburger, thuhej në raportin e inteligjencës vendase BfV
Zyrtarët shtonin se kishin identifikuar të paktën 364 ekstremistë të së djathtës ekstreme mes ushtarëve, policisë dhe agjencive të inteligjencës, thuhej në raportin e publikuar sot.
Ministrja e brendshme Nancy Faeser tha se raporti jep një pamje të qartë të situatës si dhe zbulonte lidhjet me grupet e së djathtës ekstreme.
“Ekstremistët nuk kanë vend në agjencitë e sigurisë. Reputacioni i punonjësve që mbrojnë lirinë e demokracinë tonë nuk duhet të dëmtohet nga disa ekstremistë”, tha ministrja duke shtuar se ata do të largohen nga radhët e punonjësve.
BfV tha se kishte marrë në konsideratë 739 të dyshuar mes radhëve të agjencive të sigurisë nga janari 2021 deri në 2023 dhe kishte identifikuar 364 të dyshuar si besnikë të ideologjisë së të djathtës ekstreme.
Mes grupeve ekstremiste anti-qeveritare përfshiheshin Reichsbürger (Qytetar i Rajhut) dhe Selbstverwalter (Qytetari sovran) që refuzojnë legjitimitetin e republikës Federale të Gjermani pasi besojnë se qeveritarët janë ne fakt marioneta që kontrollohen nga “shteti nëndheshëm”.
Kreu i inteligjecnës Thomas Haldenëang tha se agjencia do të merrte veprim të shpejtë ndaj të dyshuarve.
“Ne do t’i kushtojmë vëmendje të plotë armiqve të shtetit në shërbimet tona të sigurisë. Grupi Qytetarët e Rajhut i drejtuar nga Princi Heinrich XIII i neutralizuar më herët, tregonte rreziqet e këtyre ideologjive kur janë prezentë në shërbimet publike”, tha ai.
Grupi në fjalë i drejtuar nga aristokrati gjerman Heinrich Reuss, u ndalua dy vjet më parë teksa sipas autoriteteve përgatitej të rrëzonte qeverinë që konsideronte të korruptuar thellësisht, shkruan rrjeti turk Anadolu.
Top Channel