VIDEO/ Përmbysje dramatike, roveshata e Bellingham dhe goli i Kane në shtesë kualifikojnë Anglinë përballë Sllovakisë

30/06/2024 20:37

Anglia ka arritur një fitore dramatike përballë Sllovakisë, me takimin e Gelsenkirshen që u vendos në kohën shtesë.

Sfida nisi mjaft mirë për sllovakët, të cilët pas një dominimi në lojë, gjetën rrjetën në minutën e 25’ me Schranz. “Tre Luanët” provuan të gjenin barazimin dhe e bënë në minutën e 50’ me Fpden, i cili u anulua nga VAR për një pozicion të parregullt.

Atëherë kur mendpohej se çdo gjë përfundoi, ishte Jude Bellingham i cili me një roveshatë çoi topin në rrjetë në sekondat e fundit të takimit, duke e çuar çdo gjë në shtesë.

Koha shtesë nisi për Anglinë njësoj siç u mbyll koha e rregullt, me gol. Ishte Harry Kane që në minutën e 91’ goditi me kokë dhe ndëshkoi portierin Dubravka, teksa më pas “Tre Luanët” arritën të menaxhonin sfidën, me rezultatin që qëndroi 2-1 deri në fund.

Kështu Anglia i shmanget një turpërimi në Europian, teksa avancon në çerekfinale, aty ku do të përballet me Zvicrën. Nga ana tjetër, Sllovakia largohet me kokën lartë nga ky Europian.

REZULTATI:

ANGLI 2-1 SLLOVAKI

Bellingham 90+5′, Kane 91′ / Schranz 25′

KOMENTI:

120+2′ Mbyllet sfida me fitoren e Anglisë 2-1!

120+1′ Toney provon me një predhë në hyrje të zonës, me topin që shkon mbi kuadrat.

114′ Gyomber shkakton një ndërhyrhje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

109′ Zëvendësim te Sllovakia. Largohet Pekarik dhe në vendin e tij futet Tupta.

108′ Vavro shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Eze dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

106′ Dy zëvendësime te Anglia. Largohen Kane dhe Bellingham, në vendet e tyre futen Konsa dhe Gallagher.

106′ Nis koha e dytë shtesë!

105+2′ Mbyllet koha e parë shtesë!

105′ Pekarik tenton të godasë dhe nga shumë afër, topi shkon jashtë.

91′ GOOOL ANGLIA 2-1/ Kane godet me kokë dhe çon topin në rrjetë. (VIDEO)

91′ Nis pjesa e parë e kohës shtesë!

90+7′ Mbyllet në barazim koha e rregullt. Sfida shkon në shtesë!

90+5′ GOOOL ANGLIA 1-1/ Bellingham me një roveshat çon topin në rrjetë dhe barazon takimin. (VIDEO)

90+4′ Zëvendësim te Anglia. Largohet Foden dhe në vendin e tij futet Toney.

90+3′ Zëvendësim te Sllovakia. Largohet Schranz dhe në vendin e tij futet Gyomber.

84′ Zëvendësim te Anglia. Largohet Mainoo dhe në vendin e tij futet Eze.

81′ Dy zëvendësime te Sllovakia. Largohen Kucka dhe Duda, në vendet e tyre futen Bero dhe Benes.

80′ Rice provon me një gjuajtje nga distanca, me topin që përplaset në shtyllë dhe kthehet te Kane, por tentativa e këtij të fundit shkon mbi kuadrat.

78′ Kane godet me kokë, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

77′ Pekarik shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Foden dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

66′ Zëvendësim te Anglia. Largohet Trippier dhe në vendin e tij futet Palmer.

61′ Dy zëvendësime te Sllovakia. Largohen Strelec dhe Haraslin, në vendet e tyre futen Bozenik dhe Suslov.

55′ Strelec përfiton nga një gabim i mbrojtjes angleze dhe godet nga mesfusha, por topi shkon shumë afër kuadratit.

50′ Tripper hedh topin për Foden dhe ky i fundit me portën bosh e shtyn në rrjetë, por VAR e anuloi për pozicion të parregullt. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë!

45+4′ Mbyllet pjesa e parë!

45+1′ Skriniar shkakton një ndërhyrje të gabuar në mesfushë dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

38′ Rice provon me kokë, por Dubravka arrin ta largojë menjëherë topin.

25′ GOOOL SLLOVAKIA 0-1/ Schranz merr një top në zonë dhe i vetëm përballë Pickford nuk gabon. (VIDEO)

24′ Mainoo provon me një gjuajtje fluturimthi nga distanca, me tentativën e mesfushorit që shkon mbi kuadrat.

17′ Tjetër karton i verdhë. Kësaj radhe shkon për Bellingham, i cili ndaloi në mënyrë të gabuar Haraslin.

13′ Kucka shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

7′ Mainoo shkakton një ndërhyrje të rrezikshme dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

5′ Hancko avancon në zonë dhe tentativa e tij shkon shumë afër portës.

3′ Guehi shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

ANGLIA: Pickford, Walker, Stones, Guehi, Trippier, Mainoo, Rice, Saka, Bellingham, Foden, Kane.

Trajner: G. Southgate

SLLOVAKIA: Dubravka, Pekarik, Vavro, Skriniar, Hancko, Kucka, Lobotka, Duda, Schranz, Haraslin, Strelec.

Trajner: F. Calzona

Top Channel