Roboti punonjës i administratës së bashkisë, ‘bën vetëvrasje’ (fotot)

29/06/2024 18:29

Një robot android pjesë e administratës të qytetit, ka hedhur veten nga shkallët pa mbushur një vit punësimi në bashkinë e një qyteti në Korenë e Jugut.

‘Asistenti robot’ i bashkisë së Gumi i dha fund ekzistencës së tij duke u rrëzuar nga një shkallë e lartë të mërkurën, njoftonin mediat vendase.

Fillimisht ai ishte parë duke u rrotulluar në vend “sikur të kishte një problem” para se të binte nga maja e shkallëve duke shkaktuar zhurmë e kaos.

“Kemi mbledhur pjesët e robotit të cilat do të analizohen nga prodhuesit”, tha një zyrtar i bashkisë për rrjetin AFP.

Roboti i prodhuar nga kompania amerikane Bear Robotics, kishte marrë detyrën e tij gushtin që shkoi, duke u pajisur me kartë punonjësi për të transportuar dokumente nëpër ndërtesë dhe duke u dhënë instruksione vizitorëve.

Stafi thanë se ishin ‘të trishtuar’ nga ngjarja e papritur dhe se për momentin nuk kanë plane për të pajtuar një tjetër robot.

Mediat vendase e quanin incident si “vetëvrasja e parë e një roboti” që ndodh në vend. Në fakt ky nuk është rasti i parë pasi një vit më parë në Uashington një robot i ngjashën i sigurisë së ndërtesës, me emrin Steve ra dhe u fundos në një shatërvan dekorativ .

Asokohe pamjet e Steve u mbetur në ujë pranë kolegëve të tij njerëzorë shkaktuan valë humori në rrjet duke hedhur dyshime mbi promovimin e inteligjencës artificiale dhe produkteve të saj.

Edhe atëherë u hodh një version “vetëvrasjeje të mundshme” por shpejt u mohua nga zyrtarët pasi të dhënat e makinerisë tregonin se “kishte rrëshkitur në një sipërfaqe të lëmuar” duke treguar se ishte në fakt një aksident, dhe jo “rezultat i mendimeve të errëta”, shkruan rrjeti France24.

FOTO GALERI
1/2
‘Asistenti robot’ i bashkisë së Gumi i dha fund ekzistencës së tij duke u rrëzuar nga një shkallë e lartë të mërkurën

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA