36 vjeçarja ‘bodybuilder’ vdes papritur disa javë para kompeticionit, zbulohet shkaku i vdekjes (fotot)

29/06/2024 21:51

Cintia Goldani, nga Rio Grande do Sul, në Brazil, raportohet se vdiq nga komplikacionet e bllokimit të venave të gjakut, disa javë para kompeticionit të radhës në bodybuilding.

Ajo nuk kishte qene e semure me pare.

E reja bukuroshe u nda nga jeta në moshën 36 vjeçare duke shtangur të dashurin e saj, miqtë e familjarët, pa shfaqur ndonjëherë probleme shëndetësore.

“Me dhimbje e trishtim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të atletes @cintiagoldanipro nga komplikacionet e një tromboze dhe pneumonie,” thuhej në mesazhin në llogarinë e të ndjerës në Instagram, pa shpjeguar se cili ishte shkaku i gjendjes së saj të papritur.

Cynthia raportohet se ishte dërguar me urgjencë në spital me pneumoni, ku kishte vdekur prej bllokimit të venave të gjakut.

Zonjusha Goldani, do të konkurronte në garën e femrave ‘Muscle Contest’ muajin që vjen ku prezantonte vendin e saj.

I fejuari saj, Gustavo Cesar GC, shkruante në homazhet në rrjetet sociale. “Kjo është foto e fundit e jotja që kam në telefon, kështu dua të të kujtoj përherë”, shkruante kolegu bodybuilder, sipas rrjetit Daily Mail.

“E buzëqeshur e plot me energji, ishe njeriu më i mirë që kam njohur në këtë botë”, shtonte i fejuari të ndjerës, që u nda papritur e para kohe nga jeta.

“Dua të të falënderoj për gjithçka ke bërë për mua, ishte ishe e tëra prej dashurie dhe ndoshta Zoti të donte më afër vetes, larg ligësive të kësaj bote. Dua të jem atje me ty, të jemi të lumtur si më parë”./DailyStar/

FOTO GALERI
2/5
I fejuari saj, Gustavo Cesar GC, shkruante në homazhet në rrjetet sociale. “Kjo është foto e fundit e jotja që kam në telefon, kështu dua të të kujtoj përherë”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA