U dënua me vdekje pasi vrau vajzën e njerkës, zbulohet ushqimi i fundit para se i dënuari të ekzekutohej: Pica, akullore…

28/06/2024 10:28

I burgosuri më jetëgjatë i cili ishte dënuar me vdekje në Oklahoma hëngri si ushqim të fundit pica dhe disa racione akullore me vanilje, para se të merrte një injeksion vdekjeprurës për vrasjen e vajzës së ish-njerkës së tij.

Vakti i tij i fundit ka qenë në orën 18:00 të mërkurën, ndërsa të enjten në mëngjes i lidhur me një gjilpërë në burgun shtetëror të Oklahomas Rojem, iu dha një mundësi për të thënë fjalët e fundit.

“Unë jo. Kam thënë lamtumirën time”, tha ai.

Ai mori injeksionin vdekjeprurëse dhe u deklarua i vdekur në orën 10:16.  Rojem ka qenë pas hekurave që nga viti 1985 pasi u dënua për rrëmbim, përdhunim dhe vrasje të vajzës së ish-njerkës së tij Layla Cummings, e cila ishte shtatë vjeçe.

Trupi i saj u gjet pjesërisht i veshur dhe i gjymtuar dhe i goditur me thikë në një zonë rurale të Burns Flat në Qarkun Washita më 7 korrik 1984.

Avokati i Rojem argumentoi se ADN-ja që u sigurua nga thonjtë e Leylës, nuk kishte lidhje me klientin e tij.

 “Nëse ADN-ja e klientit tim nuk është e pranishme, ai nuk duhet të dënohet”, tha avokati i tij, Jack Fisher, gjatë një seance dëgjimore për faljen në fillim të këtij muaji.

Pas ekzekutimit të Rojem, Prokurori i Përgjithshëm Gentner Drummond lexoi një deklaratë nga nëna e Layla.

“Sot shënon kapitullin e fundit të drejtësisë të përcaktuar nga tre juri të veçanta për aktet e urryera të Richard Rojem gati 40 vjet më parë, kur ai e vodhi atë si përbindëshi që ishte”, ishin fjalët e Mindy Lynn Cummings.

“Ne e kujtojmë, e nderojmë dhe e mbajmë përgjithmonë në zemrat tona si 7-vjeçaren e ëmbël dhe e çmuar që ishte”.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA