Japonia proteston ndaj sulmeve seksuale të ushtarakëve amerikanë të bazës së Okinawa (fotot)

28/06/2024 18:21

Dy sulme seksuale të ushtarakëve amerikanë ndaj vajzave vendase kanë ndodhur disa muaj larg njëri-tjetrit, duke shtuar tensionet mes vendasve dhe prezencës së vazhdueshme të ushtrisë së SHBA.

Japonia dorëzoi sot një notë proteste në ambasadën e SHBA në Tokio në lidhje me dy sulme seksuale ku përfshihen ushtarakë amerikanë të bazës së ishullit jugor Okinawa, që janë bërë publike vetëm kohët e fundit.

Ministri i jashtëm japonez Masataka Okano u takua me ambasadorin e SHBA, Rahm Emanuel, për të kërkua masa disiplinore për sulmet që kanë ndodhur njëri në dhjetor e tjetri në maj.

“Rastet kriminale dhe aksidentale me personelin ushtarak amerikan shkaktojnë shqetësim e ankth te vendasit dhe nuk duhet të ndodhin”, tha sekretari qeveritar Yoshimasa Hayashi.

Prokurorët në Naha, qendra e Okinawa, paditën një ushtarak 21-vjecar të marinës së SHBA për sulmin e dhunshëm seksual të majit, tha Hayashi.

Policia në Okinawa tha se e reja e sulmuar ishte kafshuar dhe shtrënguar në fyt, teksa kishte kërkuar disa javë për t’u rekuperuar.

Rasti doli në media pas zbulimit se një 25-vjeçar i forcave ajrore në Okinawa u dënua në mars për nje tjetër përdhunim te një vajze vendase.

Gjeneral Nicholas Evans, tha dje se ishte “shumë i shqetësuar” për akuzat e rënda. “Më vjen keq për ankthin që kjo ka shkaktuar”, tha ai duke premtuar hetime nga autoritetet.

Zhvillimet vijnë teksa rezidentët në Okinawa janë ankuar prej kohësh për aksidente apo krime të lidhura me bazat, duke shprehur zemërimin për mospublikimin e tyre.

Përdhunimi i një vajze minorene nga tre ushtarakë amerikanë në Okinawa në 1995 shkaktoi protesta ndaj masës së madhe të trupave ushtarake në ishull.

Rreth 50,000 trupa amerikane janë të dislokuara në vend sipas një ‘marrëveshjeje bilaterale’ gjysma e të cilave në Okinawa, shkruan rrjeti i Katarit AlJaseera.

FOTO GALERI
2/3
Zhvillimet vijnë teksa rezidentët në Okinawa janë ankuar prej kohësh për aksidente apo krime të lidhura me bazat, duke shprehur zemërimin për mospublikimin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA