“Onkologjiku” përplas deputetët në Kuvend/ Vokshi: Të gjithë e dinin skandalin! Balluku: Jemi të tronditur dhe neveritur! Reforma në drejtësi është bërë nga PS

27/06/2024 11:13

Vokshi: Kociu, Manja, Manastirliu nuk duhet të ishin në atë karrige, e kanë ditur të gjithë për skandalin tek onkologjiku, të gjithë kanë qenë në dijeni. Koka e korrupasionit janë këto ministra, drejtuesit e QSUT.

Balluku: Keni këtë tonin e lartë, e thatë dhe vetë, merrni përgjigje për shtëpitë e shembura, ju do merrni të vërtetën dhe pse s’ju pëlqen kurrë, reforma në drejtësi është bërë nga PS, nëse sot drejtësia është duke marrë të gjitha masat për të vënë në vend të drejtat, këto historitë me ministra që duhet të largohen ju mund ta kërkoni por ministri duhet të vazhdojë punën, jemi ne që marrim masa dhe ministrja do ju informojë të gjithë juve, jemi të tronditur dhe neveritur për gjithçka që kanë bërë, do të nisi kërkesë për ndryshim për ligjin për tu hequr licencën këtyre mjekëve.

Nikolla: Ndaloni ju tërheq vëmendjen, ju flas për drejtësi dhe gjithçka që po bën drejtësia, ulu në vend.

Bardhi: Përfaqësuesit e krimit të organizuar na flet ne për drejtësinë.

Top Channel