Qindra bimë kanabisi në Lezhë dhe në Mirditë, u gjetën në katër fshatra
26/06/2024 12:48
Mbi 562 bimë narkotike cannabis sativa janë sekuestruar në Lezhë dhe Mirditë.
Kontrollet janë kryer në katër fshatra, në kuadër të operacionit policor të koduar “Territor i pastër”.
“Si rezultat, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Mirditë, kanë goditur 4 raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike. Në total, u gjetën dhe u asgjësuan 562 bimë cannabisi, nga këto: 263 në fshatin Kepsh-Velë, 203 në vendin e quajtur “Mali i Gjashit”, 58 në fshatin Rras dhe 38 në fshatin Zall Xhuxhë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel