E keni gjetur ndonjëherë veten para dilemave?

Po flasim për ato që janë vërtetë të vështira për të bërë zgjedhjen e duhur pasi ndikohemi shumë nga dëshirat.

Shembulli më i thjeshtë lidhet me ushqimin. Ne e dimë që duhet të konsumojmë produkte të shëndetshme, por një copë picë e ngrohtë e me aromë ndjellëse, është kaq tunduese. Më pas vendosim që herën tjetër do të zgjedhim me patjetër ushqimin e shëndetshëm.

Por sipas ekspertëve nutricionistë, një mendim i tillë bën më shumë dëm shëndetit se ajo copa e picës. Disa vite më parë, trendi i dietave drastike u përhap me shpejtësi të madhe. Kjo kulturë e re solli një numër të lartë pasojash tek shëndeti i qytetarëve në shumë shtete. Sipas mjekëve ndalimi i menjëhershëm i disa ushqimeve shkaktonte shfaqjen e problemeve serioze në shëndet.
Të tilla si dehidratimi i thellë, çrregullim i nivelit të sheqerit, dobësim i muskujve dhe ngadalësim të metabolizmit.

Ndaj dhe dietat drastike u rimenduan duke u fokusuar tek reduktimi i dëmit që shkaktohej nga regjimi ushqimor. Pra në vend që personat të ndalonin menjëherë konsumimin e produkteve të ndryshme që përcaktoheshin si të dëmshme, ata nisnin një proces më gradual. Ofrimi i alternativave të shëndetshme krijoi një efekt më të shpejt tek rënia apo ruajtja e peshës tek shumë persona.


Një tjetër shembull dileme që ndikon vërtetë tek shëndeti, është ai i duhanpirësve. Të rriturit duhanpirës sigurisht që i dinë pasojat që ky zakon ka tek shëndeti i tyre. Por ndonjëherë dilema është shumë e madhe dhe nuk mund të marrin një vendim. Në shumë vende si Japonia, Britania e Madhe apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për duhanprësit që duan të vazhdojnë të përdorin duhanin, po prezantohen produkte që reduktojnë dëmin e shkaktuar nga tymi i cigares.

Të tilla si pajisjet me ngrohje IQOS, reduktojnë emetimin e 6000 substancave të dëmshme që formohen nga djegia e cigares. Sipas ekspertëve të shumtë këto alternativa kanë dhënë rezultate në të gjithë vendet ku janë prezantuar dhe qytetarët janë informuar për mundësitë e reja, ndaj mendojnë se do të ndihmonin dukshëm përmbushjen e objektivës kryesore: sigurimit të shëndetit publik.

Artikull Promocional

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA