‘Luftë për shezlong’ në plazhet greke teksa banorët me dronë mbrojnë bregdetin nga çadrat abuzive (foto-video)

25/06/2024 15:36

Në disa nga rezortet më të bukura të Greqisë një betejë e ashpër raportohet se ka nisur për të kontrolluar hapësirat e plazhit pas ankesave të vendasve për mbushje të bregdetit me çadra prej bizneseve abuzive dhe turizmit masiv.

Vendasit po veprojnë kundër rritjes së pakontrolluar të çmimeve të çadrave e shezlonëve  në veprimin e quajtur ‘Lëvizja e plazhit me peshqirë’.

Tashmë rregulla të reja janë vendosur që përcaktojnë se çadrat duhet të jenë të paktën kater metra larg detit, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Baret e hotelet gjithashtu duhet të kenë leje për të vendosur çadra e tavolina në plazhe, ndërsa kërkohet një pjesë e konsiderueshme e plazhit e lënë e lirë.

Turitë të shumtë nga Evropa veriore kanë vërshuar sivjet në Greqi prandaj autoritetet thonë se po përdorin dronë për të pikasur ‘shezlonët ilegalë’ në plazhet e vendit.

Në një video ilustruese shihet një dron thuajse i padukshëm që spiunon mbi rreshtat e çadrave në gadishullin Halkidki – i njohur për plazhet e tij të mahnitshme.

Pensionistja vendase Evgenia Rapti, e cila ka një shtëpi pranë plazhit të Pefkochori thotë se si shumë të tjerë është e shokuar nga turizmi masiv dhe rritjen e palogjikshme të çmimeve që ai ka sjellë.

“I gjithë plazhi është mbushur me karrige e tavolina”, thotë 64 vjeçarja.

“Kur e blemë shtëpinë 40 vjet më parë ishte gjithçka ndryshe, plazhi ishte bosh dhe kishe qejf të qëndroje këtu”.

Edhe në plazhin e njohur të ishullit të  Rhodes, zyrtarët kanë nisur të prishin struktura të jashtëligjshme ‘beach-bar’ ose shezlonge te vendosur vend e pa vend.

“Problemi me plazhet në Greqi janë menaxherët që si me leje si pa leje, mbulojnë të gjithë bregun me çadra e krevate plazhi, madje disa ndërtojnë dhe struktura të përhershme”, thotë aktivisti vendas George Theodoridis, pjesë e grupit të aktivistëve të mbrojtjes së plazheve nga abuzimet e biznesit.

Ata gjithashtu denoncojnë çmimet abuzive të çadrave që mund të arrijnë deri në 40 euro dita, ose rreth 100 euro në rezortet ekskluzive.

Rezortet e luksit në Greqi konsiderohen abuzuesit më të mëdhenjtë palzhit pasi krijojnë zona private dhe të gjithë nisin të kopjojnë njëri-tjetrin duke pushtuar hapësirat publike.

Lëvizja publike e mbrojtjes së bregdetit nisi vitin e kaluar në ishullin grek Paros pasi abuzimet e bizneseve u bënë të padurueshme dhe qytetarët morën në dorë të tyre situatën.

Pedagogia vendase Efthymia Sarantakou tha më herët për BBC se qeveritarët nuk duan t’ia dinë për abuzimet për sa kohë që arkëtojnë paratë: “Neglizhenca e tyre ka çuar në rritjen e pandëshkueshmërisë ku qytetarët vendas grekë nuk shijojnë dot plazhin prej sjelljes mafioze të bizneseve”, tha gruaja.

“Banorët intimidohen nga punonjësit e beach-bar-eve kur ata ulen pranë tyre”

Por supas rregullave të reja 70 përqind e plazheve duhet të jenë të lira nga çadrat, shkruan Daily Mail.

Vitin e kaluar Greqia u vizitua ngamë shumë se 33 milionë turitë, kryesisht në verë, 5 milionë më shumë se në 2022.

FOTO GALERI
3/6
Ata gjithashtu denoncojnë çmimet abuzive të çadrave që mund të arrijnë deri në 40 euro dita, ose rreth 100 euro në rezortet ekskluzive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA