“Ishte atdhetar 100 karat”, Përparim Kabo i prekur për ndarjen nga jeta të mikut të tij: Agim Doçi, anti-konformist i lindur

25/06/2024 12:00

Poeti i njohur Agim Doçi u përcoll sot me homazhe për në banesën e fundit.

Profesori Përparim Kabo, i ftuar një natë më parë në “Top Arena” në Top Channel e kujton Doçin si një atdhetar 100 karat.

“Agim Doçi ishte një anti-konformist i lindur, ishte një atdhetar 100 karat. Sa herë që e takoja fliste për Kosovën, Shqipërinë, Çamërinë, për dinjitetin kombëtar. Është një dhimbje e madhe për familjen dhe për mua personalisht si mik”, tha ai.

 

Top Channel