“Ftesë në 5″/ Një bukuri pa zili si Paula Mehmetukaj! Miss Universe Albania zbulon njerëzit që i mban larg!

25/06/2024 18:00

Në një intervistë për pasionet e saj, karrierën dhe gjithë projektet që lidhen me të bukurën, Miss Universe Albania 2020, Paula Mehmetukaj ka qenë pasditen e sotme në një intervistë në ‘Ftesë në 5’ përballë Bieta Sulos.

Me një modesti të lexueshme, Paula u shpreh se mendon se vajza të bukura ka plot e se qëllimi i saj në gjithë veprimtarinë individuale është të ndihmojë këdo kë ka nevojë, duke shtuar se bukuria e shpirtit mbetet virtyti më i rëndësishëm për këdo.

E vendosur përballë 10 pyetjeve të shpejta, Paula tregoi se dhurata që e ka surprizuar më shumë kanë qenë lulet e shumta në ditëlindjen e saj.

E pyetur se çfarë do të donte të kthente pas, ajo pohoi se “do të dëshironte kujtimet e fëmijërisë, të jetuar organikisht, në lagje, pa rrjete sociale dhe pa TikTok”.

Edhe pse për jetën private bukuroshja nuk ka treguar asnjë detaj, shtoi se “një nga karakteristikat kryesore që vlerëson te një person është vendosmëria” dhe se çfarë nuk pranon dhe nuk duron dot te një njeri “janë arroganca, zilia, xhelozia dhe njerëzit që i bëjnë të tjerët të ndihen keq”.

Paula tregoi se në vazhdim ka një sërë projektesh ambicioze, për të cilat do të flasë me shumë kënaqësi në të ardhmen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA