“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup Tre vëllezër janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë plagosur një person në gjendje të rëndë.
“Akuzohen se plagosën rëndë një shtetas, rreth 1 vit më parë, në Mirditë, duke e goditur atë me sende të forta, për motive të dobëta, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas (vëllezër)”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Brothers”/”Sundimi i ligjit”, u ndaluan shtetasit në kërkim:
Edmond Marku 36 vjeç, Mark Marku 33 vjeç, Loni Marku 29 vjeç banues në Thirrë të Mirditës.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë i ka caktuar këtyre shtetasve masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim”, pasi dyshohet se më datë 12.05.2023, në Fan, Mirditë, kanë goditur me sende të forta shtetasin B. N., për motive të dobëta.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel