Qytetet i shpallin luftë korbëve ‘inteligjentë’ që pickojnë njerëzit, kabllot dhe shkaktojnë ndërprerje të energjisë (fotot)

24/06/2024 15:29

Tufa korbësh lozonjarë raportohet se kanë mbjellur frikë në qytete të Koresë se Jugut prej sulmeve pa kriter ndaj qytetarëve apo duke kafshuar kabllot në stacionet elektrike që sjellin ndërprerje të energjisë.

Korbët e zinj njihen për inteligjencën e tyre por kjo ka sjellë frikë mes banorëve kur shpendët mblidhen në tufa të mëdha e kërkojnë të zbaviten në dëm të qytetarëve.

Zyrtarët koreanë thonë se zogjtë janë përgjegjës për rreth 100 ndërprerje të energjisë në tre vitet e fundit, njofton korporata vendase e elektricitetit.

Tufa të konsiderueshme korbësh tashmë janë shpallur nga qeveria ‘parazitë’, prandaj po shkurtohen burakracitë për eliminimin e tyre, shkruan rrjeti britanik DailyStar.

Ndërprerja e fundit e energjisë atribuar shpendëve të zinj ndodhi në 13 qershor në zonën  Yeonjae në Busan sipas mediave lokale.

Kabina elektrike kishte shpërthyer pasi një sulmi nga korbët duke lënë disa qindra shtëpi pa energji elektrike.

Një incident i ngjashëm në fund të vitit të shkuar ndodhi në zonën Guro në perëndim të kryeqytetit Seul, kur korbët besohet se shkaktuan ndalimin e energjisë.

Korea thotë se përgjegjës duhet të ishin korbër pasi disa prej tyre u gjetën të djegur nga rryma pranë linjave telefonike.

Ndërkohë një rezident raportonte të ishte sulmuar nga një korb teksa ishte duke ndihmuar një tjetër shpend të zi që duket se nuk po arrinte të fluturonte.

“Isha duke vendosur korbin e plagosur në një vazo kur një tjetër erdhi e më goditi në kokë me sqep. Unë u habita por ai më goditi disa herë”.

Fajtorët më të mëdhenj duket e janë korbët me sqep të madh që arrin deri në 50cm, të cilët ushqehen normalisht me fruta, insekte dhe mish të kalbur, por në qytete ata hanë nga mbeturinat.

Prej sjelljes së tyre destruktive qeveria ka lejuar dhe urdhëruar kapjen e tyre,.

Por ndryshe nga ofertat financiare për kapjen e specieve të tjera të padëshiruara si derrat e egër, për korbët nuk ka shpërblim.

Park Hee-chan, ekolog i universitetit Kyoungpook tha se masat parandaluese kërkojnë të reduktojnë numrin në rritje të korbëve.

“Më parë fermerët ose qeveria paguanin njerëz për të kapur korbët prej dëmeve që shkaktonin”, tha ai, duke shtuar se numri korbëve mund të jetë shkaktuar prej  reduktimit të numrit të laraskave.

“Në natyrë korbët e laraskat janë njëfarë rivalësh edhe pse janë te ngjashem, të parat u shpallën shpendë pazitarë në vitet 1990 dhe kjo mund të ketë shkaktuar rritje të numrit të korbëve”.

FOTO GALERI
3/3
Por ndryshe nga ofertat financiare për kapjen e specieve të tjera të padëshiruara si derrat e egër, për korbët nuk ka shpërblim

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA