Aktualisht zona e Kunës në Shëngjin është pa energji elektrike.
Kjo situatë vijon prej tre ditësh dhe sipas drejtuesve të OSHE kjo situate është krijuar për shkak të ndërhyrjes në rrjetin elektrik në qytetin bregdetar të Shëngjinit.
Një dite me pare biznesi ne Kune të Shëngjinit pati me shume se 10 ore mungese energjie dhe OSSHEE nuk ka dhënë asnjë shpjegim dhe nuk ka dërguar grupe ne terren për të ndryshuar situatën.
Edhe ditën e sotme ka mungesë energjie duke filluar nga ora 9:00 e mëngjesit duke vënë në vështirësi bizneset, në ditën më të nxehtë të këtij muaji, kur temperaturat shënojnë mbi 38 gradë.
Ishte deklaruar se Shëngjini në tërësi nuk do të kishte probleme në furnizimin me energji, por ne terren situata është krejt tjetër.
Kjo është dëshmi që ata që e kanë detyrim të jenë në krye të detyrës për të ndikuar në shmangien e situata të tilla, bëhen pale duke mos vepruar së pari për të informuar e së dyti për të zgjidhur problemet.
Top Channel