Festivali i teatrit “Edimus”/ Shfaqja “Të prezantoj Shqipërinë” pati premierën dje

19/06/2024 15:33

Festivali i Teatrit Bashkëkohor në Tiranë, Medimus mblodhi bashkë trupa teatrore, kuratore festivalesh e kritikë ndërkombëtare e kombëtare në Tiranë.

Kjo synon të vendosë kryeqytetin në kalendarin e eventeve më të rëndësishme artistike në nivel ndërkombëtar.

‘Të prezantoj Shqipërinë’ nga Klaus Martini, ishte një ndër shfaqet e festivali që pati premierën mbrëmjen e së martës në qendrën për hapje dhe dialog. një monolog i përbërë nga histori autobiografike, fragmente nga shkrimet e Pasolinit dhe ripunime autoriale.

Në vitin 2021, monologu i tij ‘Të prezantoj Shqipërinë’, autor dhe interpretues i të cilit është vetë Martini, fitoi çmimin MittelYoung 2021 në Mittelfest. Në vitin 2023 turneu vazhdon në më shumë se dhjetë vende evropiane, të ftuar në festivale prestigjioze duke përfshirë MESS në Sarajevë, BITEF në Beograd dhe Festivalin e Teatrit Maribor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA