Zhvillohet sot provimi i tretë, ai i Matematikës! 28 mijë maturantë i nënshtrohen këtij testi
18/06/2024 08:57
Sot rreth 28 mijë maturantë do i nënshtrohen provimit të tretë, atij të Matematikës i cili fillon në orën 10 dhe do zgjasë 2 orë e 30 minuta.
Si gjithmonë ambientet do të jenë të mbikëqyra me kamera dhe vëzhgues.
Provimi i fundit që maturantët do i nënshtrohen është ai i Lëndës me Zgjedhje më datën 24 qershor.
Përsa i përket rezultatit të notave, Ministria e Arsimit ka publikuar vetëm notat e marra në provimin e Gjuhës së Huaj, ndërsa në ditët në vijim pritet të dalin rezultatet e lëndës Gjuha Shqipe dhe Letërsi.
Top Channel