Di Biagio: Itali e bukur për 60 minuta, Chiesa ndër 3 më të fortët

17/06/2024 10:32

Luigi Di Biagio, i cili provoi një aventurë të shkurtër te Dinamo City në Superiore edicionin e kaluar (1 gusht 2023-23 tetor 2023), analizoi suksesin 2-1 të Italisë ndaj Shqipërisë në Euro 2024.

Fitore e merituar dhe lojë e mirë. Pamë një Itali të bukur për rreth 1 orë, komplimente djemve dhe Spallettit. Bravo edhe për qetësinë me të cilën e kaluan krizën e fillimit”.

Më pas një koment për individët, me Di Biagion që ndalet te Federico Chiesa i Juventusit, më i miri i ndeshjes. Dhe Gianlucca Scamacca, sulmuesi i Atalantës.

Chiesa është një nga më të fortët në Itali, do e vendosja ndër 3 lojtarët më të mirë të Serie A. Më pëlqeu entuziazmi me të cilin luajti kundër Shqipërisë, diçka që e kishte humbur në fundin e sezonit.

Scamacca? E njoh që kur ishte 15 vjeç. Për mua është një futbollist i shkëlqyer. Thjesht i duhet të hedhë hapin final për t’u bërë një lojtar i madh. Kundër kuqezinjve shpërndau topa, dhuroi 3-4 pasime të një bukurie të rrallë. I mungoi vetëm goli”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA