“Mori 6 mln lekë, dhe ato të orkestrës”, situatë e pazakontë, i moshuari futet në skenë dhe ndërpret intervistën me këngëtaren e njohur: E pacipë! Pse mi more paratë?

16/06/2024 17:07

Një situatë e pazakontë ka ndodhur gjatë intervistës që po zhvillohej në “E diell”, në rubrikën “Mos i bjer me Top”, me këngëtarët Marjola Kaçani dhe vëllanë e saj, Jurgenin.

Ronaldo edhe në këtë intervistë nuk kishte “harruar” që t’i përgatiste një rreng të ftuarve të tij, kur një i moshuar u fut në skenë dhe iu drejtuar këngëtares duke i thënë se i ka marrë edhe lekë për dasmën e djalit, por edhe lekët e orkestrës.

“Ku je moj e pacipë? Hajdute? A ramë dakord për lekët e dasmës? Bëmë marrëveshje, ramë dakord për 6 milion lekë, kjo mirë që mori lekët e dasmën mori dhe të orkestrës. Bëra dasmën e  djalit…”, iu drejtua “i infiltruari”.

“O më fal, çfarë po ndodh? Po bën shaka apo është e vërtetë? Unë lekë? Ore kjo do jetë ndonjë gjë e stisur”, u shpreh Marjola e habitur.

“Isha gati të qaja, vetëm që pashë Jurgenin duke qeshur. Thash do t’ia jap, se s’kam marrë kurrë lekë”, u shpreh ajo pasi Ronaldo i tregoi se ishte një lojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA