VIDEO/ Zvicra e shqiptarëve e nis me fitore “EURO 2024”, mund Hungarinë dhe i bashkohet Gjermanisë në krye

15/06/2024 16:56

Zvicra e ka nisur me fitore kampionatin Europian “Gjermani 2024”, duke mposhtur në Këln skuadrën e Hungarisë.

Sfida nisi mjaft mirë për skuadrën e Yakin, me Duah që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 12’ të takimit, ndërsa në fundin e pjesës së parë ishte Aebischer dyfishoi shifrat.

Në pjesën e dytë, hungarezët u përpoqën shumë për të barazuar dhe arritën të shkurtonin shifrat në minutën e 66’ me Vargan, por në fundin e takimit, ishte Embolo ai që shënoi dhe golin e tretë dhe vulosi përfundimisht takimin.

Kështu Zvicra shkon në kuotën e tre pikëve, po aq sa Gjermania kryesuese, ndërsa Hungaria duhet t’i bëjë llogaritë me dy ndeshjet e radhës.

REZULTATI:

HUNGARI 1-3 ZVICËR

Varga 66′ / Duah 12’, Aebischer 45’, Embolo 90+3′

GOLI I EMBOLOS (VIDEO)

GOLI I VARGA (VIDEO)

GOLI I AEBISCHER (VIDEO)

GOLI I DUAH (VIDEO)

Formacionet zyrtare:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA