
24/02 22:34
Brenda 24 orëve Lulzim Bashës iu largua edhe një deputet tjetër, Kreshnik Çollaku, pasi Apeli i hoqi vulën.
Çollaku në një postim në rrjete sociale, tha se është dhe do të mbetet deputet i Partisë Demokratike.
“Unë jam e do të mbetem deputet i Partisë Demokratike”, shkruan Çollaku, ndërsa Luan Baçi ka komentuar “Jemi bashkë Kreshnik”.
E para që u largua ishte Eralda Tase Bano, e cila përmes një statusi në faqen e saj në Facebook tha se “do të mbetet deputete e PD”, çka nënkupton se ajo tashmë do t’i rreshtohet PD-së zyrtare me vulë dhe që drejtohet nga Sali Berisha.
Top Channel