Shqipëria është zyrtarisht anëtare e Qendrës Europiane të Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride në Helsinki.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama shpjegon se anëtarësimi kompleton pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të BE dhe NATO në këtë organizatë, për të mundësuar kështu një qasje të unifikuar mes aleatësh kundër kërcënimeve hibride, Dizinformimit dhe Manipulimit të Informacionit nga Shtetet e Huaja.
Qendra Evropiane e Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride është themeluar nën kujdesin e BE-së dhe NATO-s në vitin 2017, e cila është një organizatë e pavarur ndërkombëtare që bashkon praktikues dhe ekspertë nga vendet anëtare të BE-së dhe NATO-s. Misioni i saj është të forcojë sigurinë e vendeve pjesëmarrëse duke ofruar ekspertizë dhe trajnime, duke ndarë praktikat më të mira, duke bërë rekomandime, duke organizuar ushtrime dhe duke testuar ide dhe qasje të reja.
Top Channel