Goditën me grushte dhe sende të forta një person si dhe i shkatërruan biznesin, dy të arrestuar në Sarandë

13/06/2024 14:33

Dy persona janë arrestuar nga policia e Sarandës, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj një personi tjetër.

Në pranga kanë rënë  G. B., 52 vjeç, dhe R. B., 27 vjeç, të dy banues në Sarandë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe me sende të forta, shtetasin A. V.

Po ashtu, ata kanë dëmtuar disa pajisje elektrike dhe linjën e furnizimit me energji elektrike të biznesit të këtij shtetasi.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA