Pesë mumje të epokës së mesjetës janë shkatërruar nga një zjarr i qëllimshëm në kryeqytetin irlandez Dublin.
Objektet e lashta ruheshin në kriptet e tyre në një kishë në Dublin dhe janë dëmtuar përtej riparimit, prej zjarrit dhe ujit të përdorur për ta shuar nga zjarrfikesit, tha sot një zyrtar i kishës.
Pesë mbetjet e vjetra ruheshin prej shekujsh në kishën e shekullit të 11-të Michan në qendër të Dublin, të cilat ishin nga atraksionet më të kërkuara të qytetit.
Katakomba mban disa trupa të mumifikuar, përfshi dhe ato të vëllezërve Henry e John Seares, të ekzekutuar nga anglezët pas shtypjes së Rebelimit Irlandez në vitin 1798.
Në kishën e St Michan ruhen gjithashtu mbetjet e fisnikëve të Dublinit në shekujt e 17të, 18të e 19të.
Një i huaj kishte hyrë në dhomën e mumjeve pasditen e djeshme dhe kishte ndezur zjarrin, që më pas u shua më ujë nga zjarrfikësit, tha peshkopi i Dublinit, Michael Jackson, për rrjetin RTE radio.
Kryepeshkopi i Dublinit David Pierpoint tha për rrjetin BBC: “Është katastrofike për qytetin, për historinë dhe për dioqezën tonë. Ne varemi nga të ardhurat e turistëve dhe tani që nuk kemi kriptin e mumjeve shumë gjëra do të prishen.”
Policia tha se një person është arrestuar në lidhje me ngjarjen e rende te sabotazhit.
Top Channel