Të paktën 49 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpërtheu në një ndërtesë që strehonte punëtorë të huaj në qytetin e Kuvajtit, tha media shtetërore të mërkurën.
Pamjet që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë momentin kur zjarri përfshiu ndërtesën gjashtëkatëshe në zonën e Mafregut të qytetit.
Rreth 150 njerëz jetonin në ndërtesën kur zjarri shpërtheu në katin e parë, tha zyrtari i policisë Sayyed Hasan Ebrahim për televizionin shtetëror të Kuvajtit.
Shkaku i zjarrit, i cili është vënë nën kontroll, nuk dihet, por prania e më shumë se 20 rezervuarëve të gazit për gatim dhe materialeve të ndezshme në bllokun e mbipopulluar bëri që ai të përhapet me shpejtësi, tha Ebrahim.
11 ndërkohë po mjekohen në spitale dhe policia po përpiqet të identifikonte viktimat.
Sipas ministrisë së jashtme indiane, në mesin e të vrarëve ishin shtetas indianë. Kryeministri i vendit Narendra Modi e quajti zjarrin një “fatkeqësi” dhe e përshkroi atë si “të trishtuar”.
Fotot e pasojave tregojnë një katin përdhes të nxirë, me forcat e sigurisë kuvajtiane që vlerësojnë dëmet. Pronari i ndërtesës është arrestuar dhe hetuar për neglizhencë.
Top Channel