Është zbardhur ngjarja e ndodhur dy ditë më parë, në lagjen “Mark Lula” të Shkodrës, ku u plagos me armë zjarri në këmbë një person.

Ndue Preka, u plagos lehtë në këmbë, pasi u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit ku ai ishte pasagjer.

Policia ka identifikuar autorin, 25-vjeçarin Klodian Krasniqi, i cili më parë ka pasur emrin Guraleci. I riu është ende në kërkim nga policia.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, të organizuara dhe të kryera menjëherë pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e datës 09.06.2024, për një plagosje në lagjen “Mark Luka”, specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin: K. K., 25 vjeç, banues në Fushë Kuqe”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA