“Gjyqtarët janë vetë Zot dhe vetë shkop, kërkojnë rritje page mbi 2 mijë euro”, Rama: Uroj që Kushtetuesja të mos të na detyrojë të kërkojmë ilaçe të tjera 02/02 08:46
Pasditja e kësaj të marte ora 17:00 do të gjejë të mbledhur Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Një mbledhjen ku në fokus do të jenë përgatitjet për kongresin e ardhshëm.
Shumica e anëtarëve të kësaj asambleje do të jetë online.
Nga selia e PS pritet ti drejtohet me një fjalë, krye-socialisti Edi Rama e cila parashikohet të jetë e hapur për publikun.
Supozohej që kongresi i radhës të mbahej gjatë muajt Qershor u shty për në Korrik.
Nga kjo mbledhje e asamblesë do të vendoset data e mbajtjes të këtij kongresi në funksion të organizimit për zgjedhjet e përgjithshme të 2025.
Top Channel