Një media sebe TV Pink ka provokuar për 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës. Kjo media ka publikuar një këngë me lavdërime për Aleksandër Vuçiç.
“Të gjithë si një vëlla, për një vëlla, me Aleksandrin komandant”, është teksti i këngës.
Në sfond dëgjohet zëri i Vuçiçit, ku shprehet: Arra e fortë është frut i çuditshëm, mos e thyeni, se do thyeni dhëmbët. Ne nuk kemi frikë nga askush, sepse Serbia e lirë dhe liridashëse nuk ka pse të frikësohet.
Më pas vijon një poezi me tekstin: Kosova është e dashur për zemër, e dini se çfarë ndodhi atje, nëna po qan, pret të kthehet djali nga larg. Le të valojë flamuri serb, beteja e ashpër, po luftohet tani të gjithë si një, vëlla me vëllanë, me Aleksandrin komandant.
Na Pinku ranom zorom vrhunac ludila.
Pesma koja veliča Aleksandra Vučića uz stihove
“Svi ko jedan brat za brata uz Aleksandra komandanta”. pic.twitter.com/8wA6hWD1KH
— Nikola Lakic (@NikolaLaki3) June 9, 2024
Top Channel