Mirënjohje pa fund dhe duartrokitje janë rezervuar për mjeshtrat e parodisë Afrim Agalliu dhe Agron Hamo në skenën e teatrit “Petro Marko” në Vlorë.
Rroftë parodia, shfaqja më e re e 2 mjeshtrave të parodisë, në regjinë e mjeshtrit Haxhi Rama. kjo shfaqje përkon me 50 vjetorin e daljes së tyre për herë të parë në skenë.
Regjsori Haxhi Rama, si bashkëpunëtori i tyre në vite, tregon përgatitjen që ka nisur që nga selektimi i rreth 15 parodive nga grupi i madh i tyre rreth 200, ndërsa shfaqja vjen si një jetëshkrim artistik i tyre,ndërsa është ndjerë i vlerësuar nga vlonjatët.
Ndërsa Afrim Agalliu e quan këtë shfaqje si një ditar të jetës së tyre artistike, ndërsa është mirënjohës për publikun. Të emocionuar, spektatorë vlonjatë shprehin mirënjohje për artistët e parodisë shqiptare.
Top Channel