“Nga dashuria për Ramën i doli kundër vendit të vet”, Curri përplaset me Bollinon: Ti ke lexuar një libër kundër mafias, unë e kam luftuar

06/06/2024 22:32

Carlo Bollino u përplas në studion e Top Story me analistin Arian Curri, duke diskutuar për investigimin e Rai3.

Analisti e akuzoi se ka tradhtuar edhe vendin e vet, apo median ku punonte, nga dashuria që sipas tij, Bollino ka për kryeministrin Rama.

Curri: Habitem me Bollinon se nga dashuria që ka për Ramën i kthehet kundër edhe vendit të vet

Bollino: Nuk jemi Rusi, jemi liberal, mund ta kritikojmë median

Curri: Për shkak të dashurisë edhe i keni lënë mediat atje. Italianët bënë një gjë që kryesisht me ‘pentinot’ e bëjnë drejtësinë. Shërbimi që bëri Reporti është super thelbësor sepse nxjerr njerëz që edhe nga inati që kanë për Ramën na japin informacion që janë të tmerrshme. Këta mafiozë veprojnë në shumë vende të botës dhe nuk është një çështje shqipe-italishte, por ndërkombëtare, sepse janë para droge.

Bollino: Ndryshe nga Curri, që ka lexuar një libër si bëhen hetime në mafia në Itali, unë e kam bërë vetë në Itali. I kam intervistuar dhe unë ‘pentitot’, ishte gjithmonë pyetja si do ta botojmë dhe si do ta trajtojmë.

Curri: E botoje apo jo?

Bollino: Ka etika gazetareske, varet nga rasti.

Top Channel