I akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, shtyhet seanca për ish-efektivin e RENEA-s, shkak bojkoti i avokatëve
05/06/2024 11:33
Shtyhet gjyqi ndaj Arbër Paplekajt, ish efektivi i RENEA-s i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.
Shkak për shtyrjen e seancës e cila ishte planifikuar të mbahej sot në orën 09:320, është bërë bojkoti i avokatëve, si shenjë solidarizimi pas dhunimit që iu bë avokatit Sokol Mëngjesi.
Seanca e radhës për Paplekajn do të mbahet me 21 qershor, ora 09:30.
Top Channel