Giuseppe Marotta është presidenti i ri i Interit, me 67-vjeçarin që ka hequr dorë nga roli i drejtorit ekzekutiv për t’u bërë numri 1 i klubit zikaltër.
Ai pason kështu Steven Zhang, i cili humbi drejtimin e Interit në fund të muajit maji pasi nuk arriti dot të mbyllte kredinë që kishte ndaj kompanisë “Oaktree”, me këtë të fundit që vendosi Marotta-n në krye të kampionëve të Italisë.
“Do të doja të falënderoja ‘Oaktree’ për besimin që kanë treguar duke më dhënë këtë mundësi për të punuar përkrah tyre dhe bordit. Ky emërim është një mirënjohje e punës fantastike të shumë njerëzve që kanë drejtuar klubin gjatë tre viteve të fundit. Jam krenar që jam pjesë e Interit dhe mbetem i përkushtuar si kurrë për klubin”, u shpreh Marotta pas emërimit si presidenti i 22-të në historinë e Interit.
Top Channel