Shkëmbimi i zjarrit me ushtarët indianë lë dy ‘rebelë’ të vrarë në rajonin e kontestuar të Kashmir (fotot)

03/06/2024 19:24

Të shtëna dhe tym që ngrihej nga ndërtesat zonës indiane të Kashmir shiheshin sot pas një shkëmbimi të papritur zjarri mes ushtarëve dhe një grupi të panjohur rebel.

Territori musliman me pjesemarrje të lartë në zgjedhjet e fundit, pa dje ndezjen e papritur të dhunës kur policia dhe ushtria rrethuan një shtëpi me “rebelë të dyshuar”.

Ata thanë se dy rebelë u vranë gjatë shkëmbimit të zjarrit me ushtarat, të cilët rezultuan banorë vendas.

Kreu i policisë së Kashmir, Vidhi Kumar Birdi tha për gazetarët se dy të vrarët ishin “një zhvillimi rëndësishëm” në luftën kundër militantëve.

Pas përplasjes qindra rezidentë të  zemëruar u mblodhën duke protestuar pranë dy shtëpive të sulmuara duke brohoritur “Duam liri!”, njoftonin gazetarë të rrjetit AFP në vendngjarje.

Kashmiri është i ndarë mes Indisë e Pakistanit që prej pavarësisë së vendeve në 1947, dhe pretendime territoriale ngrihen herë pas here për territorin e lartë malor.

India ka akuzuar disa herë Pakistanin për mbështetje dhe armatosje të rebelëve separatistë në Kashmir, akuza që janë refuzuar si të pabaza nga Islamabad./AFP/

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA