Fiorentina nuk mundi të përsëriste suksesin e Atalantës në një finale europiane këtë sezon, me vjollcët që u mposhtën në finalen e Conference League të zhvilluar në Athinë ndaj Olympiacos. Ishte një fund i hidhur për ekipin e drejtuar nga trajneri Italiano, me Fiorentinën që vërtetoi një trend negativ të skuadrave italiane në finalet europiane, të paktën nga viti 2000 e mbrapa.
Prej atij viti, janë tetë finale europiane në të cilat skuadrat italiane kanë dalë “kokëulur”. Nga Milani në sezonin 2004-2005 në atë finale të paharrueshme ndaj Liverpool, te Juventusi që dështoi në dy raste ndaj Barcelonës dhe Real Madrid, për të kaluar më pas te Interi ndaj Manchester Cityt. Këto janë vetëm për llogari të Champions League.
Pasi më tej, në Europa League, Inter dështoi edhe në ndaj Sevillas, Roma po ndaj Sevillas ndërsa në Conference League, Fiorentina dështoi në dy finale radhazi ndaj West Ham dhe së fundmi Olympiacos.
Në këtë periudhë, përjashtim bëjnë vetëm, Milani që mposhti Juventusin në finalen e Champions League, Liverpoolin po në finalen e Champions League, si dhe Inter që mposhti po në Champions League Bayern Munich.
Në këtë periudhë nga viti 2000 e prapa italianet e tjera që kanë triumfuar në Europë janë, Atalanta që fitoi këtë sezon Europa Leaguen si dhe Roma që triumfoi në Tiranë në finalen e Conference League ndaj Feyenoord.
🏆 Champions League
❌ 2004-05: Liverpool-Milan 3-3 (nga penalltitë 3-2)
❌ 2014-15: Barcelona-Juventus 3-1
❌ 2016-17: Real Madrid-Juventus 4-1
❌ 2022-23: Manchester City-Inter 1-0
🏆 Europa League
❌ 2019-20: Siviglia-Inter 3-2
❌ 2022-23: Siviglia-Roma 1-1 (me penallti 4-1)
🏆 Conference League
❌ 2022-23: Fiorentina-West Ham 1-2
❌ 2023-24: Olympiacos-Fiorentina 1-0 pas kohës shtesë /Super Sport
Top Channel