Slogani “All eyes on Rafah” na ka shoqëruar ditët e fundit kudo në rrejtet sociale, imazh i krijuar nga AI që përshkruan kampet dhe shkatërrimet që po ndodhin në Palestinë.
Postimi është shpërndarë më shumë se 47 milionë herë nga përdoruesit e Instagramit duke përfshirë të famshëm si Dua Lipa, Lewis Hamilton, Gigi dhe Bella Hadid.
Imazhi dhe slogani u bënë virale pas një sulmi izraelit në një kamp palestinez i zhvendosur në qytetin jugor të Gazës, Rafah, në fillim të kësaj jave. Por, nga nisi ky slogan? Duket se iniciatori dhe temeluesi i këtij slogani është Richard Peeperkorn, një përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në territoret e pushtuara palestineze. Në shkurt gjatë kohës që sulmet izraelitre ishin të shumta në një deklaratë për shtyp ai u tha gazetarëve në atë kohë se “Të gjithë sytë janë te Rafah”.
Zyrtarët dhe aktivistët kanë përsëritur frazën e Peeperkorn që atëherë për të shprehur shqetësimin dhe kundërshtimin e tyre ndaj operacionit ushtarak të Izraelit në Rafah, i cili filloi tre javë më parë.
Sipas BBC, ekspertët thonë se ka një sërë faktorësh që shpjegojnë pse mesazhi All Eyes on Rafah është bërë viral në një kohë kaq të shkurtër. Midis tyre janë natyra e imazhit të krijuar nga AI, thjeshtësia e sloganit, lehtësia me të cilën përdoruesit e Instagram mund të ndajnë postimin me vetëm disa klikime dhe publikimi i tij nga të famshëm.
Top Channel